Reagon Këshilli i Ministrave.org ndaj grevës së minatorëve. Berisha: Do mbështesim grevistët pa rezerva.


Kryeministri Berisha ka hapur mbledhjen e Këshillit të Ministrave.orgme një përmbledhje të problemeve madhore të Shqipërisë.
Në rend të ditës ka qenë rekordi i paparë i notit në Dhërmi ku mes urimeve të shumta nuk mungonin as ato nga presidenti amerikan Obama. Kryenotari Berisha ka urdhëruar Ministrin e Pordhëve të Jashtme Edmond Dantes Haxhinasto që të shtojë përpjekjet e njohjeve të këtij rekordi nga mbarë bota.
Më pas kryeministri ka folur për grevën e minatorëve të Bulqizës ku ka theksuar se mbështet idenë e grevës pasi është tërësisht demokratike por ka qortuar minatorët që e kanë braktisur grevën.

Haxhinasto: Toka jonë nuk i duron cibanët e huaj dhe pordhët europiane. Berisha: Trimi i xha Salos.


Sic dihet qeveria Berisha, më e sukseshme të gjitha epokave vazhdon të jetë nën persekutimet mizore të mediave llapaqene opozitare.
Pasi videos makabre që i montuan ish-kryeministrit Ilir Meta (paqja dhe dorëheqja qofshin mbi të) legjionarët e tërbuar të Edvin Ramës vunë në shënjestër një viktimë të pafajshme: Ministrin e Jashtëm Edmon Haxhinasto.
Mondi kryesonte delegacionin që përfaqësonte Shqipërinë në një takim me delegacionin që do të përfaqësonte Bashkimin Evropian, ku ndër ta ishin Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule dhe Miroslav Lajçak i dërguari i posaçëm i Katherinë Ashton për Ballkanin Perëndimor.
Pak minuta para se të fillonte një takim për marrëveshjen e  Stabilizim-Asoicimit mes BE dhe Shqipërisë, ministri Haxhinasto i është shprehur Maylinda Bregut duke i thënë “hadje dëgjo pordhët e këtyre tani”.
Menjëherë bishat e kuqe socialiste u vunë në veprim dhe shpërndanë videon nëpër gazetat e tyre online.
Informacione nga agjentë të Keshillit të Ministrave.org bënë të ditur se zotërinjtë Fyle dhe Lajcak kishin drekuar sëbashku para se të shkonin në takimin e delegacionit shqiptar dhe pjata e preferuar e asaj dite ishin groshët.
Sipas një Doktori të njohur në Shqipëri, thuhet se “procesi i konsumimit të groshëve shoqërohet me shkarkime gazrash” që në gjuhën popullore-parlamentare quhet “pordhë”.
Meqënëse Fyle dhe Lajcak nuk janë nga ata burra që i thonë gjërat haptazi, e vetmja gjë që pritej ishin të shkarkoni gazrat ose të bënin pordhë.
Prej vitesh këta lapanjozë e kokëpalarë europiane vetëm kritikojnë dhe na qortojnë për ca dava standartesh, pra vetëm na bëjnë pordhë.
Prandaj Haxhinasto me të drejtë u shpreh pastër dhe qartë se toka jonë nuk i duron cibanët e huaj dhe pordhët europiane.
Këshilli i Ministrave.org dëshiron të sqarojë se ministri Haxhinasto përfaqëson vullnetin e  qeverisë shqiptare e cila në këto 20 vjet ka kaluar nga suksesi në sukses, nga fitorja ne fitorje. Kemi arritur në pak vite ato që një Europë do ti arrinte pas shumë shekujsh prandaj u themi zotërinjve europianë “Mjaft na bëtë pordhë, se nuk durojmë dot më”.
Vetë kryeministri Berisha kur mori vesh fjalët e Haxhinastos, tha : Trimi i xha Salos.

Arrihet marrëveshja me Greqinë për lejimin e camëve. Haxhinasto: Do korrigjohen kartat e identitetit


Moslejimi i shtetasve shqiptare me origjinë came po kthehen në një fenomen mëse të zakonshëm në pikat kufitare greke. Rasti më i fundit ishte edhe ai i deputetit Tahiri ku doganierët grekë kanë debatuar dhe në fund kanë lejuar të kalojë vetëm deputeti por jo shoqëruesit e tij.
Sipas grekëve, në hartë e tyre nuk figuron asnjë fshat apo krahinë me emrin Camëri, e cila shkruhet si vendlindje ne kartat e identitetit të shtetasve came. Prandaj sipas ligjeve, doganierët grekë nuk mund të lejojnë të kalojë një person që ka lindur në një vend që nuk ekziston.
Zv/Kryeministri dhe njëherazi Ministri i Punëve të përJashtme Edmond Dantes Haxhinasto ka disa ditë që po bën përpjekje historike siameze duke zhvilluar bisedime të pandërprera me palën greke.
Më në fund është arritur një marrëveshje sipas të cilës pala shqiptare duhet të korrigjojë kartat e identitetit të shtetasve camë. Në kartat e reja vendlindja nga “Camëri” do të bëhet “Tregu Cam”.
Grekët janë shprehur se nuk përbën asnjë problem nëse vendlindja e camëve është tek Tregu Cam apo tek Bregu i Lumit. Ata do të respektohen si shtetas shqiptare autokolonë dmth autoktonë.
Brenda këtij muaj këshilli i Ministrave.org do të miratojë fondin prej disa milionë eurosh për të realizuar korrigjimin e kartave te vjetra dhe prodhimin e kartave të reja.

Sqarim lidhur me lajmet e mediave se Berishën nuk e ka takuar askush ne Bruksel


Nja dy-tre gazeta antiqeveritare (që u hëngërt miu kabllin e korrentit)kanë publikuar lajme sikur kryeministrin Berisha nuk e kanë begenisur liderët e pranishëm në Bruksel në një takim të Partive Popullore.
Në pamje të parë duket sikur askush nga kryeministrat nuk ka dashur ta takojë Berishën por në fakt e vërteta është ndryshe pasi Berluskoni, Merkel apo vetë Barroso kanë dashur ta takojnë pa u parë nga të tjerët.
Të gjithë kërkoni një takim të vecantë me kryeministrin historik siamez të shqiptarëve pasi ishin kurioz të dinin se cili ishte sekreti i mosprekjes së Shqipërisë nga kriza.

PS nuk fton në 20 vjetorin e saj Nanon, Berishën e as Metën. Rama: Ftesa për Berishën ishte hedhur në kutinë e gabuar


Në ambjentet e Hotel Sheraton vazhdojnë pregatitjet për organizimin e festës së 20 vjetorit të Partisë Socialiste ku do të marrin pjesë shumë të ftuar.
Sipas ca zërave në listën e të ftuarve mungojnë tre musketierët historike :Nano, Berisha dhe Meta.
Nga ana e organizatorëve të festës nuk jepet asnjë shpjegim.